>>> Ernesto Che Guevara (Shqip)

Ernesto Che Guevara


Ernesto Guevara de la Serna

Portret i Ernesto Che Guevara
Informacione
Emri i plotë: Ernesto Guevara de la Serna
Emri tjetër: "Che"
Ditëlindja: 14 Qershor 1928
Vëndi i lindjes: Rosario, Argjentinë
Vdekur më: 9 Tetor 1967
Vëndi i vdekjes: La Hinguera, Bolivi
Aktiviteti: Doktor, Shkrimtar ,
Politikan, Komandant(Major)
Nënshtetësia: Argjentinas, Kuban
Vëndi i rrjetit

Ernesto (Che) Guevara, ose më thjesht Komandante Che, (14 Qershor 1928 Rosario, Argjentina - 9 tetor 1967, La Hinguera, Bolivia) është hero i Amerikës Latine dhe një nga figurat më të shumë-njohura të shekullit të 20-të. Nofkën "CHE" e mori nga bashkëluftëtarët kuban në Meksikë sepse pëdorte shpesh si çdo argjentinas fjalën "CHE", një nocion i barabartë me "Hej". Argjentinas në origjinë mori pjesë në revolucionin e Kubës në krahë të Fidel Kastros në 1959 për rrëzimin e regjimit të diktatorit të atëhershëm Batista. Lindi më 14 qershor 1928 në Rozario të Argjentinës dhe vdiq më 8 Tetor 1966 në fshatin La Higera të Bolivisë. Që nga ajo ditë Che Guevara kaloi në pavdekshmëri dhe u bë legjend dhe simbol për miliona të rinj në botë. Fjala e tij më e preferuar ishte: Hasta La Victoria Siempe! (sq. Deri në fitore përgjithmon!). Figura e tij u lidh me figurën e atij njeriu që nuk mposhtet kurrë përpara ç'do të keqeje që mund ti vijë, dhe lufton deri në fund për idealet e tij.

Biografia

Kronologjia

  • 1928- Lind në Rosario , nga Celia de la Serna dhe Ernesto Guevara Lynch. Vuan nga asma dhe familja e tij detyrohet të trasferohet në Alta Gracia ku klima është më e butë
  • 1945-1952-Trasferohet në Buenos Aires bashkë me familjën e tij për të vazhduar shkollën e lartë për mjekësi. Në vitin 1952 në moshën 23 vjecare vendos të bëjë udhetimin e tij të parë (rreth 4.500 km) për të vizituar kontinentin e amerikës latine bashkë me mikun e tij Alberto Granado
  • 1953-Dipllomohet për mjeksi dhe vendos të bëjë një udhëtim tjetër këtë herë me një shokë tjetër Calica Ferrer. Fillon të interesohet për politikën dhe filloi ti afrtohej ideve marksiste
  • 1954-1956-Njihet më një peruviana Hilda Gadea që më pas martohet me të në 1956. Do të kenë nje femijë e quajtur Hildita.Trasferohet në qytetin e meksikës atje njhiet me Fidel Kastron.
  • 1957-1958-Krijon kollona e dytë revolucionare me Fidel Kastron;
  • Merr pjesë në pushtimin e Siera Maesta-s dhe në sulmin e Santa Clares
  • 1959-1960-Behet qytetarë kuban dhe merr pjesë në qeverinë e kastros si minister i industries dhe president i Bankës Nacionale. Matrohet me Aleida March.
  • 1961-1964-Merr pjesë në konferencën e shteteve amerikane në Punta del Este.
  • Vihet në komandë të mbrojtjës gjatë krizës së Gjirit të Derrave
Merr pjesë në Moskë për festimet e aniversarin të 47 të Revolucionit të tetorit
Merr pjesë në asamblenë e OKB-së në Neë York. Me ketë rast jep një intervistë televisionit amerikan (cbs). Niset për një udhetime për në Afrikë.
  • 1965-në mars rikthehet në Kubë dhe del për të fundit herë në publik. Më 1 prill në një letër Kastros deklaron arsyet e tij për largimin nga Kuba. Më pas në mënyrë të fshehtë largohet për në Kongo. Pas gjashtë muaj kthehet përsëri në Kubë. Atje përgatit një plan për të sjellë revolucionin në Bolivi
  • 1966-Me një emër falso shkon nëBolivi. Atje fillon të shkruaj “Ditarin”
  • 1967-Lufta guerrile në Bolivi nuk pati mbështetje nga Partia Komuniste boliviane dhe nga popullsia vendase, ushtria boliviane po e ndiqte Guevarën dhe më 8 tetorë plagoset dhe kapet nga ushtria boliviane. Më 9 tetorë me urdhër të CIA-s vritet. Varroset në një vend sekret në Vallegrande dhe trupi i tij gjendet më 1997 dhe rivarroset ne Kubë më të gjitha nderimet dhe ceremonit siç i takon nje heroi të vërtet .

Femijëria

Ernesto Guevara i vogël

Ernesto Guevara i vogël

Ernesto Guevara de la Serna lind në Rosario (Argjentinë). Prindërit e tij ishin Ernesto Guevara Lynch (me origjine spanjolle) dhe Celia de la Serna (me origjinë angleze). Megjithëse vuante nga asma, iu dedikua sportit, kryesishtë ragbit dhe futbollit. Një pasion tjetër i tij ishte edhe shahu, një lojë e mësuar nga i ati. Në moshën 12 vjeçare merr pjesë në shumë torne shahu. Gjatë adoleshencës u terhoq pas poezise duke shkruajtur shumë poezi. Ishte një lexues i Xhek Londonit, Zhyl Verrnit, Sigmin Frojdit. Studioi në Kolegjin Navional Deán Funes dhe në vitin 1948 u regjistrua në Universitin e Buenos Aires për mjekësi, ku diplomohet në vitin 1953.

Udhëtimi në Amerikën Latine

Kur ishte akoma i ri Guevara kaloi shumë kohë duke udhëtuar në Amerikën- Latine. Në vitin 1951 një shok i tij, Alberto Granado i kërkoi Guevarës që te merrte një vit pushim nga shkolla për të nderrmarrë një udhetimë pergjat Amerikës Latine. Kështu në vitin 1939 Guevara dhe Alberto nisën nga Alta Gracia me një motor Norton 500cc (motorit ja vunë emrin: "E Fuqishmja II"). Guevara përshkruajti këtë udhëtim në librin "Latinoamericana" (Notas de viaje), nga i cili në vitin 2004 u bë film i titulluar “Ditari i motocikletës”.

Pasi pa varfërinë masive të Amerikës Latine dhe i shtyrë edhe nga idetë marksiste nxori si përfundim se revolucioni ishte e vetmja mënyrë për të zgjidhur pabarazinë shoqërore dhe ekonomike të vendeve të Amerikës Latine. Udhëtimet e tij përgjatë Amerikës Latine e bindën se Amerika Jugore ishte një kontinent me kombe të ndryshme por me të njëjtin grup etnik. Filloi të imagjinonte mundesinë të një Amerike Latine të bashkuar dhe pa kufi, e lidhur me të njejtën kulturë.

Në Guatemala

17 qershorë të vitit 1954 në Guatemale fillon agresioni kundër qeverisë së Arbenz-ës, e organizuar nga CIA dhe nga Departamenti i Shtetit të SHBA-së e cila kishte stervitur mercenarë për të mbrojtur kontinentin e Amerikës Latine nga “Rreziku Komunist”.Che Guevara perpiqet të organizojë rezistencën në qytet por kjo tentativë nuk funksionon dhe kur trupat mercenare futen në kryeqytet, Guevara detyrohet të hyjë në ambasadën e Argjentina-së (ku më pas largohet për në Meksisë), e cila e regjistron si një “element komunist”

Revolucioni Kuban

Guevara mbërrin në Meksikë, atje njihet me një grup revolucionarë Kubanë të larguar nga Kuba, përfshirë edhe Raul Kastro. Pasi lirohet nga burgu, Fidel Kastro largohet nga Kuba për tu vendosur në Meksiko Siti (Meksico City) . Atje vëllai i tij e prezantonë me Guevarën. Pas këtij takimi Guevara hyn në “Lëvizjën e 26 korrikut” e cila kishte si synim përmbysjën diktatorin Kuban Fulgencio Batista.

Komandant CHE

Komandant CHE

Edhe pse ishte vendosur se Guevara do të ishte vetëm mjeku i grupit. Më 25 nentor të vitit 1956 anija Granma niset nga Tuxpan (Provincë e Meksikës) me qëllim për të mbrritur në Kubë. Guevara ishte i vetmi jo Kuban në bordin e anijës. Më 2 dhjetorë zbarkojnë në La Playa de las . Pas pak u sulmuan nga forcat ushtarake të Batist-ës. Më pas u vendosën në malet e Sierra Maesta për të filluar luftën guerilje kunder regjimit. Guevara u bë një lider në grupin e rebeleve, një Komandant (major), i respektuar nga shokët për trimerinë e tij por edhe për egersine e tij. Qe shkaktarë për vrasjën e shumë dezertorëve dhe njerëzve të tjerë që akuzoheshin që ishin informatorë ose spiun.

Në ditët e fundit të dhjetorit të vitit 1958 drejtoi sulmin me kolonënë e tij “Skuadra vetvrasese”(nje repart që zgjidhte misionet më të veshtira të ushtisë revolucionare) në Santa Clara. Ishte një nga beteja më vendimtare e revolucionit. Më 28 dhjetor Che Guevara mbrrin ne Santa Clara atje vendos një komando provizor ne Universitetin e qytetit dhe më pas ndjek shinat e trenit për të gjetur një pike strategjike. Guevara e di se në këtë linjë do të udhetoje një kolonë e ushtrisë së Batist-ës me një tren me 18 vagona ; në tren do të jenë 406 ushtarë dhe oficerë me shumë armatimë dhe municionë.

Che Guevara dhe Fidel Kastro në Revolucionin Kuban

Che Guevara dhe Fidel Kastro në Revolucionin Kuban

Është ora 3 e drekës. Treni i ushtrisë udhëton pa e ditur se Komandanti kishte rrëzuar një pemë në shinat e trenit. Treni rrëzohet dhe pastaj dëgjohet një shpërthim bombe dhe më pas mbulohet me shumë zjarr dhe tym. Santa Clara kujton këtë betejë. Vagonat e rrezuar janë akoma në të njejtin pozicion ku ishin atë ditë dhe deshmojnë fitoren. Në një shesh të madh, ngjitur me muzeunë dedikuar Che-së, ngrihet nje statuje bronzi e Che Guevares, sepse asnjë nuk duhet ta harroje. Më 2 janar të viti 1959 kolona e Che Guevarës futet në kryeqytetin e Kubës, në Havana. Më pas zhvendoset në fortesën ushtarake "La Cabaña". Pikërisht këtu organizon një shkollë për analfabetët e ish-ushtrisë revolucionare.

Në Qeverinë Kubane

Më 7 shkurt të 1959, qeveria e re i jep Guevarës titullin “Qytetarë Kuban”. Më pas divorcohet nga Hilda Gadea, ku në fakt ishin ndarë para se të nisej me anijën Granma. Më pas martohet me Aleida March, një Kubane që ishte pjestare në “Levizjen e 26 korrikut” (ku me të do të ketë katër femijë:Aleidita, Camilo, Celia ). Ernesto Che Guevara bëhet ministër i Industrisë. Me këtë pozitë dha ndihmesë për të kontribuar në modelimin e socializmit kuban. Ne librin e tij “Mbi gueriliën, Guevara mbështetë modelin Kuban të revolucionit, e filluar nga një grup i vogel guerilas, pa patur nevojën e organizimeve të mëdhaja të cilët do të mbeshtesnin rebelimet e armatosura (kjo strategji e Guevarës do të dështonte më pas në Bolivi). Në teorinë e tij (El socialismo y el hombre en Cuba) mbeshtet nevojën për të krijuar një “njeri të ri” (hombre nuevo) bashkë me shtetin socialist. Gjatë sulmit të Gjirit të Derrave (1961), Guevara nuk morri pjesë në luftimet, sepse Kastro e kishe vendosur në një komandë më në perendimë të Kubës, në Pinar del Rio, i cili atje (Guevara) zbrapsi një tentativë pushtimi (ishte një operacion diversiv, e krijuar për të tërhequr vemendjën kubanëve nga vendi i vertetë i sulmit që ishte Gjiri i Derrave. Guevara luajti një rol shumë të rëndësishëm gjatë vendosjes në Kubë të Raketave bërthamore sovietike. Gjatë një interviste të dhënë një gazete socialiste angleze Guevara deklaroi se Raketat bërthamore po të ishin nën kontrollin e kubanëve do të ishin hedhur me kohë në qytetet më të mëdha të SHBA-së. Guevara gjatë punës si ministër i industrisë pati disa disfata dhe reformat e tij nuk dhanë asnjë rezultat për zhvillim dhe modernizim të ekonomisë kubane, kryesisht atë bujqësore. Pasi Fidel Kastro mori pushtetin dhe mblodhi njerëzit e tij më të afërt, kur filloi të ndaje detyrat pyeti se cili nga të pranishmit është ekonomist. Guevara ngriti dorën dhe që nga ai moment Guevara u bë ministër i industrisë. Pas disa vitësh si ministër (pas shumë disfatave) miqët e tij më të afërt e pyetën se përse ngriti dorën. Guevara ju përgjigjet “Unë kujtova se Kastro pyeti se cili nga ju është Komunist”.

Largimi nga Kuba

Në dhjetorë 1964 Guevara shkoi në New York si shef i delegacionit kuban dhe mbajti një fjalim në keshillin e OKB-së. Me këtë rast doli në një emision informativ (Face the Nation i cbs). Më 7 dhjetorë shkoi në Paris mbas tre muajshë shkoi në Republikën Popullore Kineze, Egjipt, Algjeri, Ghana, Guinea, Mali, Tanzania.

Guevara në Fjalimin e tij të mbajtur në OKB-1964

Guevara në Fjalimin e tij të mbajtur në OKB-1964

Guevara pasi vuri re se ishte më i aftë për një rol si revolucionar sesa të një detyre ministrore, dhe me aprovimin e Fidel Kastros vendos që të largohet nga Kuba për në Kongo dhe Bolivi ku nga niveli i lartë i varfërisë mundësonte krijimin e revolucioneve

Në Kongo

Gjatë një takimi që zgjati gjithë natën midis 14 dhe 15 marsit të 1965, Guevara dhe Kastro ranë dakort që ky i pari (Che-ja) të drejtonte operacionin e parë ushtarak në Afrikë. Nga disa burime vërtetohet se ka qenë Kastro që ka këmbngulur që Che-ja të pranonte këtë mision. Më pas Guevara largohet për në Kongon belge (sot Republika Demokratike e Kongos). Gjatë misioneve Afrikane Guevara u ndihmua nga Krye guerilasi Laurent-Desire Kabila. Guevara e konsideron Kabilën si të panevojshëm, duke shkruajtur për të “Asgje nuk më bind se ai është personi i duhur në këtë moment” Guevara i mësonte taktikat guerilje forcave kongoleze. Plani i tij ishte që të shfrytëzonte zonën e çliruar në perendim të liqenit Tanganica për stervitjën e kongolezëve. Guevara ishte 37 vjeç dhe nuk kishte eksperiencë rreth ushtrisë formale. Astma e tij nuk e kishte lejuar që të bënte sherbimin ushtarak në Argjentinë. Megjithëse kishte eksperiencën të marrë gjatë revolucioni kuban, mbi të gjitha nga fitorja e betejës së Santa Clarës. Mercenarë afrikanë dhe britanikë punuan me ushtrinë kongoleze për të penguar planet e Guevarës. Ishin në gjendje që të monitoronin komunikimet e reparteve të drejtuar nga Guevara. Pa`aftësia, dhe luftrat e ndryshme që bëheshin midis grupeve të kongolezëve me njëri tjetrin ishin arsyet e falimentimit të revolucionit. Mëbas shtatë muaj, i sëmure, i vuajtur nga astma Guevara detyrohet të largohet nga Kongo bashkë me Kubanët që kishin mbetur akoma gjallë. Në fillim Guevara donte që të çonte në Kubë vetëm të plagosurit duke qëndruar i vetëm në Kongo por miqtë e tij e bindën që të largohet me ta. Guevara nuk donte që të kthehet si humbës në ishull (Kubë) dhe kaloi shtatë muajt duke jetuar si klandestin në Pragë, Republikën Demokratike Gjermane. Gjatë kësaj periudhe shkruajti kujtimet e tij gjatë eksperiencës së tij në Kongo dhe më pas filloi të shkruante dy libra, një filozofik (Apuntes Filosóficos) dhe një rreth ekonomisë (Notas Económicas). Pas katër muajve Kastro i kërkoi Guevarës që të rikthehët në Kubë por Guevara pranoi që të kthehët vetëm për disa muaj , sa për t`u bërë gati për misionet e reja revolucionare në Amerikën-Latine dhe prezenca e tij në ishullin (Kubë) duhet të ishte tepër sekretë.

Në Bolivi

Pasi rikthehët në Kubë, Guevara filloj planët për të sjellë revolucionin në Bolivi. Më 3 nëntor të 1966, Guevara nisët për në Bolivi me një pasaport Urugaiane me emër Mena González, profesioni tregtarë. Repatri i guerilsave përbëhej nga 50 përsona, ishte e paisur shumë mirë dhe si fillim patën disa suksese kundër forcaze boliviane. Guevara në planini e tij për të nxitur revolucionin në Bolivi bazohej nga supozimet që donlën më pas të gabuara. Guevara mendonte se do të luftonte vetëm kundër ushtrisë vendase, të pastërvitur dhe jo të armatosur mirë. Përkundrazi sapo qeveria e SHBA-së morri veshë për prezencën e tij në Bolivi, dergoi punonjës të CIA-s për të ndihmuar dhe organizuar kundër-revolucionin. Uahtria boliviane u stërvit nga këshilltarë të Forcave speciale të US Army, përfshirë edhe një batalion Rangers ekspertë për luftimet në xhungël. Ndoshta edhe reparetet e SHBA-së morrën pjesë në luftime. Menduan se partia koministe e Bolivisë do e ndihmonte Guevarën, por nuk e ndihmuan aspak, edhe pse disa antarë të partisë morën pjesë si gueriljas. Guevara priste që të rrinte në lidhje radio me Kubën por kjo gjë nuk ndodhi. Përkundrazi trasmetuesi me valë të shkurtra që ia dhanë doli që ishte difektoz, duke mos lejuar komunikimin me Kubën.

Kapja dhe ekzekutimi

Forca boliviane lokalizuan vendëndodhjën e Che-së pas ndihmës që i dha një dezertor. Më 8 tetor Guevara u kap në La Higuera. U kap pasi u plagos në një këmbë dhe pasi pushka e tij iu prish nga një plumb. CIA sapo morri veshë për kapjën e Che Guevarës dha urdhër që të pushkatohet menjëherë. Vrasësi ishte Mario Teran një ushtar i zgjedhur me short. Se çfarë ndodhi më pas ka disa versione. Disa thojnë se Teran ishte tepër nervoz aq sa doli disa here nga shkolla dhe e futën përsëri me zor. Për disa të tjerë Teren nuk pati kurajë të shikonte Guevarën në fyryrë dhe për këtë e goditi në fytë, plagë që do ishte letale.

Shkolla në LA HIGUERA ku u ekzekutua Che Guevara, në orën 13:10 të 9 tetorit 1967

Shkolla në LA HIGUERA ku u ekzekutua Che Guevara, në orën 13:10 të 9 tetorit 1967

Verzioni më zyrtarë është se Guevara morri disa goditje në këmbë për të mos ja prishur fytyrën që mundesonte identifikimin e kufomës. Për të mos bertitur Guevara kafshoi dorën e tij. Si goditje finale, e goditën në gjoks. Thuhet se kur Teren futet në dhomë Guevara i thot “E di je këtu për të më vrarë QËLLO pra, je duke vrarë vetëm një njeri”. Vdes në një shkollë të braktisur në La higuera, në ora 13:10 të 9 tetorit 1967. Më pas trupi i tij u vendos në një helikopter dhe u çua në Vallegrande dhe trupi i tij iu tregua shtypit. Nga fotografitë e marra filluan të krijoheshin legjenda rreth Che-së si ajo e San Ernesto de La Higuera apo ajo e El Cristo de Vallegrande. Më 15 nentorë Kastro njohu vdekjën e Che Guevarës dhe shpalli tre ditë zie kombëtare. Në vitin 1997 në Vallegrande u identifikuan kockat e kufomës së Che Guevares falë analizave të ADN-së dhe i rikthyen në Kubë.

Trupi i pa jetë i Guevarës

Trupi i pa jetë i Guevarës

17 nentorë të 1997 mbetjet e tij u rivarrosën me të gjitha nderimet ushtarake në një mauzelum të krijuar për të në Santa Clara, ku tridhjetë vjet më parë pati fituar atë betejë që u quajt si beteja deçizive e revolucionit kuban.

Monumenti i Che-së ngrihet nga nje statujë që shkruan “Hasta la victoria siempre” (Deri në fitore përgjithmon) dhe nga një lapidar që shkruan urdhërin e famshëm që më 21 gusht të 1959 Fidel Kastro i ngarkojë detyrën në kolonën 8 orig.("Se asigna al comandante Ernesto Guevara la misión de conducir desde la Sierra Maestra hasta la provincias de Las Villas una Columna rebelde y operar en dicho teritorio de acuerdo con el plan estratégico del Ejército rebelde").

Ikona Revolucionare

Në fund të vitetve 60-ta Guevara u bë një ikonë për ata njerëz që frymëzoheshin nga idetë e tij revolucionare. Edhe tani Ernesto Che Guevara, el Che, del si fugura e një heroi ideal.

Foto e Che-së më e famshmja në tërë botën

Foto e Che-së më e famshmja në tërë botën

Edhe nëse përjashtojëm bindjet e tija politike, imazhi i tij i një ribeli të përjetshëm, i një ëndrrimtari që në realitet jetonte në një botë plot padrejtësi, ka frymëzuar shumë gjenerata të rinjsh në të gjithë botën.

Vitet kalojnë dhe figura e Che Guevarës bëhet me e dashur për nje gjeneratë të tërë. Bëhet më e nderuar sepse shohim të ai njeriun idealist, që për të mirën e një populli, më sakte, të të gjithë popujve, shkriu gjithëçka që kishte më të shtrenjtë, madje edhe jetën. Ndjehëmi e do të ndjehëmi krenarë që shekulli i 20-të fiksoi në hisorinë e vet një njeri të atillë, si Guevara, që u bë simbol i shpresës së pavdekshme, simbol i optimizmit për të ardhmën, i cili u bë mit që nuk përëndon. Ai mbetët përsonifikimi i politikanit të pakorruptushëm. Njerëzit progresivë, kudo në botë, e adhurojnë ate. Adhurojnë sakrificën, që ai beri për drejtësinë shoqërore.


Hiç yorum yok: